Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme ka regjistruar gjithsejtë 119 shkelje të rregullave të trafikut.
Prej tyre 7 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për makina të paregjistruara, 3 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë, 5 për kalim në të kuqe në semaforë.
MPB u bënë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.
Comments are closed for this post.