Nga sot, për herë të parë në pesë vjet, negociatat mes Kosovës dhe Serbisë do t’i ndërmjetësojë emisari i ri i BE-së për dialogun, Peter Sorensen.

Sot është dita kur diplomati nga Danimarka merr zyrtarisht punën, dhe do të merret vetëm me dialogun Kosovë-Serbi.

57-vjeçari e njeh rajonin, dhe si diplomat prej shumë vitesh, ai ishte angazhuar në Kosovë në kuadër të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), si dhe në role tjera, në Serbi, Maqedoni dhe Bosnjë e Hercegovinë.