Përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale-MSIP, që e realizon Ministria e financave me përkrahje nga Banka Botërore, ndahen mjete në vlerë prej 176,9 milion denarë (ose 2,8 milion euro), për projekte kapitale dhe përmirësim të infrastrukturës në nëntë komuna, më saktësisht Çuçer Sandevë, Vrapçisht, Bogovinë, Tetovë, Delçevë. Kërçovë. Shuto Orizare, Makedonski Brod dhe Demir Hisar.
Sot në Ministrinë e financave janë nënshkruar marrëveshjet me një pjesë të komunave në prani të zëvendës ministres së financave Shiret Elezi, drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut Marko Mantovaneli dhe kryetarët e komunave.
Me mjetet janë paraparë dhe rekonstruimi i rrugës në Çuçer Sandevë, ndërtimi i dy stacioneve të filtrimit për ujë për pije në komunën e Vrapçishtit, furnizimin me mekanizëm për ndërmarjen publike komunale të komunës së Bogovinës, ndërtimin e bulevardit në Tetovë, ndërtimin e objekteve ndihmëse dhe shërbyese për varezat e qytetit në Dellçevë, ndërtimi i rreth rrotullimeve në Kërçovë, rekonstruimi i parkut në Makedonski Brod, ndërtimi i parkut për fëmijë në Shuto Orizare dhe furnizimi me makinë kundër zjarrit në Demir Hisar.
Një pjesë e mjeteve janë huadhënie kryesisht me kamatë të ulët dhe të volitshme, derisa pjesa tjetër janë mjete grant.
– Këto projekte do të shërbejnë për mbi 160.000 qytetarë, në 9 komuna të ndryshme, si ato urbane ashtu edhe ato rurale të ndara në vend, si në lindje, në qendër të shtetit ashtu edhe në rajonin e perendimit. Qëllimi i MSIP është që përmes ndihmës financiare të projekteve lokale të përmirësohen shërbimet komunale dhe në këtë mënyrë përmirësohet dhe standardi për jetesë në komuna, më saktësisht sigurohen shërbime më të mira për qytetarët-, tha Shiret Elezi, zëvendës ministre për financa.
Drejtori i Bankës Botërore në vend Marko Mantovaneli, duke arsyetuar rezultatet e përgjithshme nga MSIP tha se përmes projektit më shumë se 23.350 amvisëri deri më tani janë lidhur me rrjetin e ujësjellësit, më shumë se gjysëm milion njerëz kanë qasje deri tek sistemi kolektor për mbledhjen e mbetjeve, ndërsa janë rehabilituar edhe 150 kilometër rrugë lokale.
– Në vitin 2009 është miratuar projekti i parë Për përmirësimin e shërbimeve komunale (18.9 milion euro), e më pas edhe dy të tjera e para në vlerë prej 37.2 milion euro të siguruara nga Banka Botërore në vitin 2012 dhe e dyta në vlerë prej 15.5 milion euro të miratuar nga Bashkimi Europian përmes instrumenteve IPA, të destinuara për përkrahje të investimit në komunat rurale përmes MSIP dhe përmirësimit të shërbimeve të tyre-, tha Mantovaneli duke shtuar se edhe 25 milion euro janë siguruar për Projektin e dytë për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP 2.
Ndryshe, me mjetet të cilat janë siguruar tash përmes MSIP, në komunën Çuçer Sandevë me huadhënie prej 46.33 milion denarë do të rekonstruohen 2.3 kilometër nga rruga lokale Aleksandar Urdarevski që është ndërtuar në vitin 1960, dhe ende është me pllaka asfalti. Kjo rrugë lokale e lidh komunën me qytetin e Shkupit përmes autostradës Nënë Tereza dhe komunat tjera në vend. Me rekonstruimin e saj benefite do kenë të gjithë 8.500 qytetarë të komunës, sepse rruga përfaqëson komunikacioni kryesorë që lidhet me kryeqytetin.
Në komunën e Vrapçishtit me 30.6 milion denarë do të ndërtohen stacionet e filtrimit për uje për pije në fshatin Dobër Doll dhe Negotinë të Pollogut. Përmes realizimi të këtij projekti mbi 10.000 banorë të fshatrave Dobër Doll, Toplicë dhe Negotinë përfshirë këtu edhe shkollën e mesme në Negotinë ku mësojnë mbi 200 nxënës, do të përfitojnë ujë të pastër dhe kualitativ për pije.
Me huadhënie prej 24.68 milion denarë ndërmarja komunale në komunën e Bogovinës do të furnizohet me mekanizëm. Maqinat e furnizuara do të sjellin mirëmbatje më efikase në sistemin e ujësjellësit, mirëmbajtja e vazhdueshme e rrugëve dhe rrugicave përfshirë edhe mirëmbajtjen gjatë sezonës dimërore, pastrimi në kohë i shtretërve të lumenjëve dhe kanaleve atmosferike dhe mirëmbajtja e higjenës komunale.
Së shpejti pritet nënshkrimi i huadhënies edhe me komunën e Tetovës në vlerë prej 60.64 milion denarë dhe me të njejtën do të financohet projekti për ndërtimin e bulevardit Video Smilevski Bato.
Me mjete grant në vlerë prej 4.66 milion denarë komuna e Kërçovës do të ndërtojë dy rreth rrotullime dhe rregullimin e udhëkryqit mes rrugëve Marshal Tito dhe 11 Shtatori.
Me mjete grant në vlerë prej 3.12 milion denarë do të realizohet rekonstruimi i parkut në komunën e Makedonski Brod, në afërsi të urës tek lumi Treska.
Komunës së Shuto Orizares i janë ndarë mjete grant në vlerë prej 2.79 milion denarë për ndërtimin e parkut të lojërave për fëmijë. Me këtë projekt është paraparë rregullimi i parkut të lojërave për fëmijë në hapësirë prej 1500m2, që është në afërsi të ndërrtesës administrative të komunës Shuro Orizare.
Komunës së Dellçevës i janë ndarë 1.85 milion denarë mjete grant për ndërtimin e objekteve ndihmëse dhe shërbyese për varezat. Vlera e përgjithshme e projektit është 7.36 milion denarë, ndërsa komuna e Dellçevës do të kofinancojë 5.51 milion denarë.
Grant mjete i janë ndarë dhe komunës së Demir Hisarit në vlerë prej 2.23 milion denarë, me të cilat komuna do të furnizohet me mjet kundër zjarrit.
Comments are closed for this post.