Në qytetin e Boraçevës në Slloveni, reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të mëdha dhe banorët janë evakuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Gjithashtu mediat vendase kanë bërë me dije se zonat e përmbytura nuk kanë ujë të pijshëm.
Në komunat Gornja Radgona dhe Radenci, janë shkaktuar të paktën 16 rrëshqitje të dheut, duke kërcënuar rrjetin e furnizimit me energji elektrike, dhe atë të ujësjellës-kanalizimeve.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka pranuar 131 raportime për incidente në të cilat kanë intervenuar 47 njësi zjarrfikëse, ndërsa probleme të mëdha kanë 6 komuna.
Sipas përllogaritjeve të para është bërë një dëm i madh. Sipas qeverisë është vlerësuar se dëmi në infrastrukturën komunale është rreth 400 mijë euro, ndërsa në objekte private një milion euro.
Comments are closed for this post.