Një shpërthim Covid-19 i zbuluar për herë të parë në qytetin kinez të Nanjing është përhapur në pesë provinca dhe Pekin, me mediat shtetërore që e quajnë atë infektimi më i gjerë pas Wuhan.

Pothuajse 200 njerëz janë infektuar që kur virusi u zbulua për herë të parë në aeroportin e qytetit në 20 korrik.

Të gjitha fluturimet nga aeroporti i Nanjing do të pezullohen deri më 11 gusht, sipas mediave lokale.

Zyrtarët gjithashtu filluan testimin në të gjithë qytetin mes kritikave për “dështimin” e menaxhimit të situatës.

Të gjithë 9.3 milion banorët e qytetit – përfshirë ata që e kanë vizitojnë këto kohë – do të testohen.

Postimet në mediat sociale tregojnë radhë të gjata të njerëzve dhe raportohet se autoritetet u kanë kërkuar njerëzve të mbajnë maska, të qëndrojnë një metër larg dhe të shmangin të folurit ndërsa presin.

Zyrtarët thanë se varianti shumë ngjitës ishte pas rritjeve të infeksioneve, duke shtuar se rastet ishin përhapur më tej për shkak të ngarkesës së aeroportit.

Ding Jie, një zyrtar shëndetësor në Nanjing, u tha gazetarëve se rastet ishin të lidhura me pastruesit që punuan në një fluturim nga Rusia që mbërriti në qytet më 10 korrik.

Pastruesit nuk ndoqën masa të rrepta higjienike dhe për këtë rast menaxhmenti i aeroportit është qortuar nga një organ të lartë disiplinor të Partisë Komuniste.

Testimet kanë treguar se virusi tani është përhapur në të paktën 13 qytete përfshirë Chengdu dhe kryeqytetin Pekin.

Rritja e re e rasteve ka bërë që disa në mediat sociale kineze të spekulojnë nëse vaksinat kineze po funksiononin kundër variantit Delta.

Kina deri më tani ka arritur ta mbajë virusin kryesisht nën kontroll duke mbyllur kufijtë dhe duke lëvizur shpejt për të shuar shpërthimet lokale.