Serumi me vitaminë C është një produkt i garantuar jo vetëm për zhdukjen e rrudhave, por edhe pë portofolin tuaj. Ai i siguron lëkurës suaj përqëndrime të larta të vitaminës C në krahasim me ato që gjenden rëndom në stendat e bukurisë.

Është më se e mundur të përgatisini serumin tuaj me vitaminë C në shtëpi! 4 benefitet e tij kryesore janë: Mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe rigjeneron qelizën e dëmtuar. Gjithashtu ky produkt ndihmon promovimin e prodhimit të kolagjenit. Së treti, i jep lëkurës një shkëlqim të dukshëm. Së fundi, përdorimi i tij redukton efektet negative të ekspozimit nga dielli.

Përbërësit:

½ lugë çaji vitaminë C pluhur

2 lugë gjelle glicerinë bimore

1 lugë çaji ujë i distiluar

Përgatitja:

Në një tas të vogël, tresni vitaminën C tek uji i distiluar. Shtoni tek përbërja dy lugë gjelle glicerinë bimore. Përmes një hinke, transferojeni përzierjen në një shishe të vogël me ngjyrë të errët. Ruajeni në frigorifer për një jetëgjatësi më të madhe. Si fillim, lageni fytyrën me ujë dhe pastaj aplikoni serumin.