Ministria e Arsimit dhe Shkencës në partneritet me Komisionin Evropian dhe Fondacionin Evropian për Trajnim fillojnë procesin e përfshirjes së shkollave në teknologjinë tonë në iniciativën për vetërefleksion gjatë shfrytëzimit të teknologjisë digjitale. SELFIE zyrtarisht filloi të përdoret prej tetorit të vitit 2018 dhe tashmë aplikohet nga 35 shtete. Kjo pajisje siguron informacione dhe mundësi si institucionet e arsimit t’u adaptohen ndryshimeve digjitale.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut duke i ndjekur zhvillimet evropiane pranoi që ta aplikojë këtë pajisje (SELFIE) e përpiluar nga Qendra e Përbashkët e Hulumtimeve pranë Komisionit Evropian (Join Research Centre – JRC: https://ec.europa.eu/jrc/en). Aplikimi i kësaj pajisjeje do të mundësojë orientimin e shkollave në procesin e vetëreflektimit dhe zbatimit efikas të teknologjive digjitale në mësimdhënie dhe vlerësimin e nxënësve. Në nivel të shkollave, shfrytëzohen pyetësorë për zbulimin e qëndrimeve të liderëve të shkollave, mësimdhënësve dhe nxënësve në bazë anonime dhe vullnetare. Hulumtohen gjashtë sfera: liderizmi, infrastruktura dhe pajisja, zhvillimi i vazhdueshëm profesional, mësimdhënia, praktikat për vlerësim dhe kompetenca digjitale e nxënësve. Rezultatet ndahen përmes raportit interaktiv pa letër. Në nivel sistematik, SELFIE do të mundësojë pasqyrim të përgatitjes digjitale të sistemit shkollor në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet të dhënave anonime të agreguara.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka për qëllim të krijojë kushte ku shkollat do të jenë pjesë e bashkësisë digjitale e jo vetëm vend ku dërgohet teknologjia e re. Në këtë fazë pilot do të përfshihen 4 shkolla fillore dhe 8 të mesme që u përcaktuan në bazë të kritereve paraprakisht të definuara. Pyetësorët SELFIE do të përkthehen në gjuhën maqedonase dhe shqipe, dhe me këtë do të mundësohet plotësimi më i lehtë i tre grupeve të synuara: ekipi udhëheqës, mësimdhënësit/profesorët dhe nxënësit. Po ashtu, në procedurë përkthimi është edhe Doracaku i kësaj pajisjeje.

Trajnimin e ka krijuar Fondacioni Evropian i Trajnimit dhe Qendra e Përbashkët e Hulumtimeve pranë Komisionit Evropian në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Aplikimi real i kësaj pajisjeje, respektivisht plotësimi i pyetësorëve nga ana e ekipit të udhëheqësve, mësimdhënësve/profesorëve dhe nxënësve do të realizohet në periudhë prej 10 ditëve në fund të muajit maj.

Trajnimi fillestar i procesit SELFIE, që është dedikuar për drejtorët e shkollave, koordinatorët e shkollave SELFIE dhe IT personave, do të zbatohet më dt. 17.05.2019 (e premte), në gjimnazin “Rade Jovçevski Korçagin” në Shkup. Mediumet do të mund të marrin inserte dhe deklarata. Koordinatore nacionale për SELFIE është Nadica Kostoska nga MASH. Nga pala evropiane deklaratë do të japë Alesandro Brolpito, përfaqësues zyrtar i Fondacionit Evropian për Trajnim, nga sektori i shkathtësive digjitale.

Kjo ngjarje dhe fillimi zyrtar i këtij trajnimi është prej orës 10 në gjimnazin “Rade Jovçevski Korçagin”, ditën e premte, 17 maj 2019.