Katica Janeva është në pushim të rregullt verorë. Se ku po qëndron Janeva tani për tani nuk zbulojnë nga PSP, edhe pse në opinion u përhap lajmi se ajo dhe djali i saj po qëndrojnë për pushime në Hallkidiki në Greqi, transmeton Zhurnal.

Përderisa ajo është në pushim, ajo ka zëvendës. Por zëvendësi i saj nuk i ka autorizimet ligjore që dalin nga Ligji për Prokurorinë Speciale Publike të cilat i ka Janeva, si nënshkrimi i dokumenteve, kërkesa për hetime apo pagesa finansiare, por vetëm administrative, si mbajtja e “kondicionit punues” në Prokurori”, thonë nga Prokuroria Speciale Publike për “Slloboden Peçat”.

Janeva është në grupin e parë që kanë fluturuar për pushime. Në të njejtën grupë me Janevën është edhe kolegja e saj dhe zv/Lençe Ristovska. Menjëherë kur Janeva ose Ristovska kthehen në punë, në pushime verore do të shkon edhe grupi i dytë që e udhëheqë zevendësja e prokurores, Beti Josifovska e cila përderisa Ristovska dhe Janeva janë në pushime, “formalisht” udhëheqë me aktivitetet punuese të PSP.