Në periudhën prej orës 14 deri në orën 20, gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Tetovë është zbatuar kontroll i përforcuar për sanksionim të shoferëve të cilët drejtojnë automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Në këtë rast janë sanksionuar 63 shoferë, prej të cilëve 39 në territorin e Tetovës, ndërsa 24 në territorin e Gostivarit.