Pensionistët sot do të marrin pension për muajin shtator me rritje prej 2500 denarë, ndërsa me pensionin e marsit duhet të kenë një rritje lineare prej 2500 denarë. Rritja lineare e pensioneve, që është premtim parazgjedhor i Qeverisë së re, është hera e parë pas disa vitesh. Deri më tani, pensionet kanë qenë në përputhje me rritjen e pagave dhe koston e jetesës.
Më 12 shtator, Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, të cilat mundësojnë rritje lineare të pensioneve. Ndryshimet ligjore u miratuan me 78 vota “pro”, pas një procedure të shkurtuar.
Për pagesën e pensioneve deri në fund të vitit, me ribalancimin e Buxhetit janë siguruar edhe pesë miliardë denarë shtesë. Nga kjo shumë, 2,5 miliardë denarë janë mjete që transferohen shtesë në fondin e sigurimeve pensionale me qëllim të realizimit të rritjes së paralajmëruar lineare.
Sipas të dhënave të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, në muajin gusht të këtij viti janë paguar pensione për 340709 persona. Pensioni mesatar është 21.217 denarë.
Nga numri i përgjithshëm i pensionistëve, 24.894 marrin pension prej 13.192 denarë. Të hyrat e 118.306 pensionistëve variojnë nga 13.192 deri në 16.909 denarë, 81.081 nga 16.910 deri në 22.500 denarë, 40.056 nga 36.615 deri në 57.481 denarë dhe mbi 2.958 denarë.
Comments are closed for this post.