Presidenti Stevo Pendarovski sot në Vila Biljana në Ohër pranoi u.d ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker.
Në takim është diskutuar për prioritetet në realizimin e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, të avancimit të marrëdhënieve me SHBA-në, për integrimin në BE si dhe për gjendjen aktuale në rajon.
Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, bashkëbiseduesit vërtetua marrëdhënien partnerike mes dy vendeve, bashkëpunimin dhe aleancën në kuadër të ANTO-s si dhe gatishmërinë për itnensifikim të bashkëpunimit të mëtejshëm në fushat tjera.
Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet e përkushtuar në proceset reformuese, ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe në mënyrë aktive merr pjesë në nismat që kanë të bëjnë me avancimin e bashkëpunimit rajonal.
Comments are closed for this post.