Stevo Pendarovski, presidenti i mëparshëm i Maqedonisë, ka treguar se vetëm po pretendon të jetë i sinqertë, thuhet në njoftimin partiak të VMRO-DPMNE-së në pushtet.

Pendarovski tha se në kabinetin e tij, si ish-president i Maqedonisë, do të ketë punësuar vetëm tre persona. Tani, disa muaj pas largimit nga posti i presidentit të Maqedonisë, Pendarovski ka kërkuar financim për katër persona. Pendarovski për personin e katërt ka kërkuar një shumë prej 51.000 denarë. Pendarovski edhe si ish-president i Maqedonisë tregoi se i gënjen vetëm qytetarët. Pendarovski deklaroi një gjë si president, tani deklaron një tjetër. Pendarovski i ka ndryshuar qëndrimet edhe si president, po i ndryshon tani si ish-president i Maqedonisë, thekson VMRO-DPMNE.

Pendarovski dëshmoi edhe një herë se nuk mund t’i besohet, shtuan nga partia në pushtet.