Presidenti I Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se nuk e priste vendimin negative të Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Megjithatë sipas tij integrimi europian është e vetmja alternativë që duhet të ndjekë Ballkani Perëndimor.

“Ata folën për fqinjë, për fqinjësinë. Fqinjë të Bashkimit Europian janë vendet në të ashtuquajturin Partneritet Lindor, vendet e Azisë Qëndrore, Moldavia dhe vendet e pjesës veriore të Afrikës. Ne nuk jemi fqinjë. Ne jemi pjesë e kontinentit Europian dhe sipas dokumentave bazë të BE-së nga 1957, kemi të drejtën e plotë për të qenë një ditë pjesë e Europës institucionale”, – u shpreh Pendarovski në RTSH.