Kandidati i përbashkët për kryetar shteti, Stevo Pendarovski, dje ishte në Gjevgjeli ku pati fjalime me të rinjtë e Gjevgjelisë.
Para të pranishmëve, Pendarovski foli për përfitimet dhe perspektivat që hapen me anëtarësimin në BE dhe NATO për të rinjtë, mundësi për investime më të madha të huaja, hapje të vendeve të reja të punës dhe kushte më të mirë për të gjithë,
“Kandidoj për kryetar shteti për të udhëheq para. Koncepti im ofron bashkim, dhe përparim. Shteti më në fund është në rrugën e duhur, i gatshëm jam të udhëheq nëse bashkërisht vazhdojmë në rrugën drejt përparimit. Obligohem për të mirën e qytetarëve, për të mirën e të rinjve. Me integrimet, krijuam mundësi për të rinjtë këtu, hapën perspektiva, mundësi për arsim më të mirë, punë, praktikë. E shohim këtë këto ditë, investimet rriten, më shumë para mbesin te qytetarët, hapen vende të reja të punës. Me anëtarësimin e plotë kjo do të rritet”, tha Pendarovski.
Nuk duhet ta humbasim këtë mundësi, shtoi Pendarovski më në fund dolën nga izolimi dhe nuk ka kthim prapa, i hapëm dyert e perspektivave evropiane dhe të ecim bashkërisht me botën demokratike.
Comments are closed for this post.