Presidenti Stevo Pendarovski dhe Kryeministri teknik Oliver Spasovski, nëpërmes rrjeteve sociale, shprehën ngushëllime ndaj popullit turk për tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë, ku deri më tani jepen të dhëna për 20 njerëz të vdekur dhe më shumë se 900 të plagosur.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia të ngushta për familjet dhe të afërmit e të vdekurve nga tërmeti në Turqi. Solidarizohemi me Turqinë dhe popullin turk”, ka shkruar Pendarovski.

Ndërsa Spasovski, shkroi se mendimet tona janë me popullin turk dhe ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë.

“Ne shprehim mbështetje dhe solidaritet të fortë me Turqinë dhe popullin turk. Ngushëllime familjeve të viktimave nga tërmeti i tmerrshëm. Mendimet tona sonte janë me qytetarët turq. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë”, tha Kryeministri Spasovski.