Moderatorja kosovare, Liberta Spahiu, ka reaguar pasi u publikuar një video, ku ajo shihet duke u puthur me këngëtarin Flori Mumajesi, shkruan Express.
Ata prej kohësh janë aluduar se janë në një lidhje, e publikimi i kësaj video vetëm sa shtoi më shumë dyshimet.
Liberta ka reaguar lidhur me raportin e tyre, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.
“Çka u bë me Florin” ishte njëra nga pyetjet.
Moderatorja iu përgjigj me ironi se Flori është mirë.
“Çka ka me u ban me Florin, rahat e shënosh e mirë, si molla ish, fantazi, ne vij krejt cak e pakum”, u shpreh ajo.
Comments are closed for this post.