Gjashtë pacientë që pësuan lëndime gjatë zjarrit në diskotekën në Koçan, kthehen në Maqedoni pas trajtimit jashtë shtetit.
Pesë prej tyre kthehen nga Serbia dhe një nga Italia. Ministria e Shëndetësisë atje njoftoi se ata do të pranohen në institucionet shëndetësore nga ku janë dërguar, si dhe do të vazhdojnë trajtimet varësisht nga lëndimet e tyre. Nga ministria njoftojnë se ka akoma pacientë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Sa i përket pacientëve të tjerë që ndodhen ende jashtë shtetit, disa prej tyre kanë shënuar përmirësim, ndërsa disa të tjerë mbeten të intubuar dhe në gjendje më të rëndë shëndetësore”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa gjendja e pacientëve që po kurohen në spitalet e vendit është e mirë, thonë autoritetet.
“Në institucionet shëndetësore të vendit mbeten 16 pacientë në gjendje të mirë të përgjithshme, ashtu si edhe gjatë ditës së djeshme – gjashtë në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, si dhe katër në spitalet private”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në aksidentin tragjik të 16 marsit, në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, u lënduan edhe qindra të tjerë.
Comments are closed for this post.