Platforma X e Elon Musk po kalon në një vazhdë ndryshimesh gjatë së cilës do t’i thojë “lamtumirë” ngjyrave bardhë e blu. Pas logos, Elon Musk është shprehur se do të ndryshojë edhe sfondi i rrjetit social.
“Kjo platformë së shpejti do të ketë vetëm modalitetin e errët. Do të jetë më mirë kështu”, shkroi shefi i Tesla dhe SpaceX. Sipas këtij postimi, X do të jetë vetëm në ngjyrën e ofruar nga aplikacioni pa mundësinë për ta ndryshuar.
Ndërkohë, multimiliarderi ka lajmëruar se po vazhdon plani për shndërrimin e X në një “aplikacion për gjithçka”.
Shefja e re, Linda Yaccarino e cila mori detyrën muajin e shkuar dha më shumë detaje lidhur me këtë çështje duke u shprehur se ridimensionimi synon transformimin e “sheshit të qytetit global” përtej një rrjeti social.
“X është gjendja e ardhshme e interaktivitetit pa kufi, i përqendruar në audio, video, mesazhe, pagesa, banka, krijimi i një tregu global për ide, mallra, shërbime dhe mundësi. I ofruar nga inteligjenca artificiale, X do të na lidhë në mënyra që sapo po fillojmë t’i imagjinojmë”, tha ajo.
Sipas ekspertëve të rrjeteve sociale, ndryshimet e fundit, përfshirë zëvendësimin e logos së kompanisë Twitter me ‘X‘, tregojnë se platforma po shkon në një drejtim tjetër ku synon një grup ndryshe përdoruesish nga ata që i kanë qëndruar besnikë deri më tani
Comments are closed for this post.