Princesha Beatrice është shtatzënë! Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht të martën dhe ajo dhe bashkëshorti i saj.

“Lartëmadhëria e saj mbretërore princesha Beatrice dhe zoti Edoardo Mapelli Mozzi janë shumë të kënaqur të njoftojnë se ata janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë së bashku në fillim të vitit të ri,” shkroi Buckingham Palace në X.

Çifti tashmë ka një vajzë trevjeçare, Sienna dhe Mozzi ka gjithashtu një djalë 8-vjeçar, Christopher Woolf, nga lidhja e tij e mëparshme me Dara Huang-un, me të cilën u nda në vitin 2018.

Në fund të të njëjtit vit, ai filloi një lidhje me Beatrice-n dhe u fejuan në shtator 2019. Dasma pasoi në korrik 2020.

“Lartëmadhnëria e tij mbreti është informuar dhe të dyja familjet janë të kënaqura me lajmin”, thuhet gjithashtu në postimin zyrtar në Twitter.

🎉🍼 Her Royal Highness Princess Beatrice and Mr Edoardo Mapelli Mozzi are very pleased to announce that they are expecting their second child together early in the new year; a sibling for Wolfie and Sienna.

👑 His Majesty The King has been informed and both families are… pic.twitter.com/wa5XddwMsJ

— The Royal Family (@RoyalFamily) October 1, 2024