Presidenti slloven Borut Pahor, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, paradite në vilën “Vodno” u takua me presidentin Stevo Pendarovski, me ceremoni zyrtare dhe nderime të larta shtetërore.

Ceremonia filloi me intonimin e himnit slloven dhe maqedonas.

Pahor dhe Pendarovski së pari do të kenë një takim sy më sy, pas së cilës do të pasojë nga një takim plenar i delegacioneve zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë. Më pas është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.

Pahor dhe Pendarovski do të vendosin kurorë lulesh në varrin e Goce Dellcevit në kishën Shën Spasi në Shkup.

Presidenti slloven gjatë ditës do të takohet gjithashtu edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, si dhe do t’u drejtohet deputetëve në shtëpinë ligjvënëse.

Presidenti slloven nesër do të qëndrojë në Ohër, ku së bashku me presidentin Pendarovski do të marrë pjesë në një stërvitje demonstruese të forcave speciale të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kampin për stërvitjes në ujë.