Dy persona nga Shkupi kanë detyruar një minorene 17-vjeçare të japë shërbime seksuale. Të dyshuarit e kanë detyruar t’u japë shërbime seksuale dy personave të tjerë për të cilën kanë fituar kompensim të caktuar në para.
Siç kumtoi MPB-ja, deri te Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion është parashtruar padi penale kundër B.B (23) dhe S.R (20) nga Shkupi, për vepër të kryer penale “trafikim me fëmijë”.
Nga policia informojnë se MPB-ja në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale menjëherë i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje dhe mbështetje psiko-sociale të viktimës minorene të trafikimit me njerëz. Vajzës i janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme mjekësore dhe për momentin është vendosur në institucion përkatës.
Comments are closed for this post.