Skandali me shtetësinë e Onishçenkos është goditje e rëndë dhe njollë e madhe, theksoi ministri i Jashtëm Bujar Osmani, duke theksuar se vendi mund të dalë më i fortë prej tij.

Ai në një intervistë për televizionin “Telma” theksoi se nuk duhet lënë anash rasti i shtetësisë së Maqedonisë të ukrainasit Oleksandr Onishçenko, i cili është në listën e zezë të SHBA-ve.

“Këtë nuk duhet ta lëmë mënjanë. Kjo është një njollë në reputacionin tonë, të cilin e kemi ndërtuar me vështirësi këto vite, veçanërisht vitet e fundit”, theksoi Osmani.