Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme, si pikë të parë do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë për ndihmë Shqipërisë pas tërmetit të fuqishëm në të cilin ka edhe viktima në njerëz.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar osmani sot u shprehi ngushëllime familjeve të viktimave dhe tha se ai në mëngjes tashmë disa herë ka folur me ministrin e jashtëm shqiptar me qëllim që t’i dëgjojë nevojat e tyre për ndihmë.
Osmani informoi se një ekip prej rreth njëzet shpëtimtarëve, në koordinim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim tashmë po bëhen gati për të shkuar në vendet e goditura. .
Comments are closed for this post.