Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani është shprehur optimist se prej nesër mund të fillojnë bisedime me Bullgarinë. Kjo për shkak se nesër përfundojnë zgjedhjet në Bullgari. Osmani ka shtuar se fokusi i negociatave me Bullgarinë në të ardhmen duhet të jetë drejtë së ardhmes e jo tek e kaluara.
“Unë jam shumë optimist se prej të hënës ne fillojmë me një dinamikë të re të komunikimit me republikën e Bullgarisë, që nënkupton angazhim shtesë në muajt që vjen, me qëllim të kapjes së mundësisë optimale për fillimin e bisedimeve në samitet e qershor-korrikut të këtij viti”, ka deklaruar Osmani.
Ai shton se qasja në fazën e parë të bisedimeve ndoshta nuk ishte e duhura, duke nisur drejtpërdrejtë tek çështjet që dallojnë dy vendet, pa biseduar për çështjet që bashkojnë.
Comments are closed for this post.