U publikua tenderi për realizimin e fazës së parë të autostradës Shkup- Blace
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, si koordinator i Qeverisë për implementimin e projektit Shkup- Bllace, së bashku me Drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov sot publikisht prezantuan shpalljen e tenderit për realizimin e fazës së parë të autostradës Shkup- Bllace.
Si koordinues i projektit, më paraqet nder të veçantë që sot mund ta bëjmë publik fillimin e projektit Shkup – Bllacë, një ndër prioritetet më të rëndësishme infrastrukturore të Qeverisë, me të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut do të lidhet me autostradë me Republikën e Kosovës”, theksoi Osmani, duke iu referuar publikimit të sotëm të tenderit për realizimin e fazës së parë të autostradës në gjatësi prej 2 kilometrash, duke filluar nga kufiri drejt Shkupit.
Osmani rikujtoi edhe Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Poznan, Poloni, në fillim të muajit, ku në kuadër të kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) u siguruan 27 milion euro (27,2) – grante, respektivisht mjete të pakthyeshme nga ana e Bashkimit Evropian, të parapara për financimin e pjesës së dytë të trasës rrugore, në gjatësi prej rreth 11 kilometrash.
“Me ndërtimin e autostradës, dhe lidhjes së saj me autostradën Prishtinë- Bllacë, lidhshmëria kohore mes Shkupit dhe Prishtinës zvogëlohet prej më shumë se dy orë – në më pak se një orë, me çka Shkupi dhe Prishtina edhe në kuptim thelbësor do të bëhen kryeqytetet më të afërta në Ballkan” theksoi Osmani, duke potencuar rëndësinë e këtij projekti, si në aspektin ekonomik, për avancimin e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, ashtu edhe në aspektin politik dhe shoqëror, në drejtim të lidhjes së vendeve dhe popujve të rajonit”, theksoi Osmani.
“Autostrada e ardhshme do të ndërtohet sipas standardeve Evropiane me 2 korsi për vozitje dhe 1 për ndalim të detyrueshëm në një drejtim. Gjerësia e korseve për vozitje janë nga 3,5m, ndërkaq korsi i ndalimit të detyrueshëm është 2,75m respektivisht gjerësia e përgjithshme e asfaltit të korsisë në një drejtim është 10,25m.”, theksoi Drejtori i NPRrSh, Zoran Kitanov, duke potencuar se afati i fundit për ofertat për tenderin i cili do të publikohet sot, për fazën e parë të autostradës PK – Blacë deri në f. Blacë në gjatësi prej 2km., do të jetë deri me 04 Shtator këtë vit. Kitanov theksoi se në aksin është paraparë të ndërtohet një nyje lidhëse për kyçje të fshatit Blacë dhe rrugës magjistrale ekzistuese si dhe theksoi se janë projektuar dy rreth rrotullime për arsye të lidhjes me terminalin doganor Blace dhe magjistrales ekzistuese, për të cilën theksoi se do të shërbejë si rrugë alternative.
Comments are closed for this post.