Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot në Forumin e Prespës për Dialog, ka folur në lidhje me deklaratat e ministres portugeze Ana Paola Zakarijas, e cili më herët kishte thënë se “gjuha maqedonase ka prejardhje bullgare”.
Osmani tha se me qëllim nuk e ka shprehur qëndrimin e tij gjatë ditës së djeshme, pasi ka dashur që fillimisht të bisedojë me autoritetet në Portugali.
“Me qëllim nuk ka pasur qëndrim dje, sepse kam dashur në fillim të kem bisedë me Sillvan (ministrin e Jashtëm të Portugalisë). Ajo çfarë mund të thuhet është se nga ajo bisedë e mirë dhe konstruktive, është se unë e shfrytëzova mundësinë në ditën e fundit të kryesimit portugez, të falënderohem për përkushtimin e mirë, proaktiv që e bëri ky kryesim që të gjendet zgjidhje për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes. Ata kryesimi portugez treguan se munden dhe se zgjidhja është këtu. Vetëm se duhet përkushtim nga të dy palët”.
“Ndërsa sa i takon deklaratsë së ministres për Evropë të Portugalisë, Ana Paola Zakarijas, ajo ka shprehur keqardhje”, tha Osmani, duke shtuar se propozimi portugez mbetet në fuqi dhe se atë do ta pasojë kryesimi i Sllovenisë me BE-në.
Comments are closed for this post.