Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së ka dorëzuar sot 200 propozim amendamente për buxhetin shtetëror për vitin e ardhshëm.
Deputeti i kësaj partie, Bojan Stojanovski tha se përmes këtyre amendamenteve, mes tjerash, kërkojnë ulje të akcizës së derivateve, me çka pritet të ndikojë edhe në uljen e çmimeve të produkteve, prolongim për një vit të tatimit progresiv dhe të gjitha ndryshimeve në tatimet për të ardhurat personale, si dhe fundjavë pa TVSH për produktet ushqimore.
“Amendamentet i përfshijnë edhe kërkesat e sindikatave, përkatësisht rritje të mjeteve për paga për administratën për 15 përqind. Le të pranohet ky amendament, ndërsa sindikatat dhe Qeveria le të dakordohen se si do të ndahen këto mjete. Kërkojmë edhe rritje të pagave në MPB për 10 përqind, por edhe vauçerë prej 3000 denarëve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik për tre muajt e parë të vitit 2023″, tha Bojan Stojanoski nga OBRM-PDUKM.
Një pjesë e amendamenteve kanë të bëjnë edhe për investime në fushën e energjetikës, si dhe për përmirësimin e standardit të studentëve dhe nxënësve.
Comments are closed for this post.