Me material zgjedhor dhe të gjitha pajisjet e nevojshme mbrojtëse, skafanderë, vizirë, maska dhe doreza, në Ohër dy ekipe mjekësh dhe vëzhgues të partive shkuan në shtëpitë e të izoluarve dhe infektuarve me koronavirus.

“Rruga e Debërcë në Ohër ishte një nga stacionet e para të pesë punonjësve mjekësorë dhe një vëzhgues të partisë, që sot vizituan një qytetar që votoi në ditën e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”.

Mjekët thonë se kjo është përvoja e parë për ta, por edhe për vetë qytetarët.

Vend votimi 1278/1 në Ohër. Katër votues janë në listë, kovid pozitivë. Ne gjetëm tre prej tyre në shtëpi, dhe një është në repartin infektiv. Procesi i votimit ishte në rregull, sipas të gjitha rekomandimeve që morëm sipas materialit edukativ për mënyrën se si duhet të zhvillohej votimi me votues të tillë – u shpreh Gordana Doneska- mjeke.

“Votimi është shumë i mirë, ekipi është gati dhe gjithçka është në rregull dhe gjithçka shkoi mirë. Sa njerëz keni votuar në shtëpi? -Unë jam vetëm. A jeni në izolim? -Po, jam në izolim. Sa ditë tashmë? -Jam shumë ditë. Unë nuk jam i sëmurë, por nuk duhet të lëviz mes njerëzve, kam një sëmundje tjetër dhe duhet të jem në izolim”.

Pas përfundimit të votimit në një vendvotim, skafanderët dhe pajisjet e tjera anëtarët i zëvendësonim me të reja për vendvotimin tjetër. Është pjesë e protokolleve dhe për mbrojtjen e njerëzve të përfshirë në votim. Në Strugë votuan 55 persona. Kishte dy ekipe të personelit mjekësor, anëtarë të bordit zgjedhor dhe vëzhgues të partive.