Oda e mjekëve ka njoftuar sot se nuk do të ngrejë iniciativë për marrjen e licencës për punë drejtoreshës së Klinikës për sëmundje të lëkurës e cila gjatë ditës së djeshme rezultoi pozitive ndaj virusit Korona.

Nga Oda e mjekëve thonë se për momentin kanë parashtruar vetëm vërejtje publike, derisa nesër do të mblidhet Këshilli i etikës i cili do të vendos për vendimin eventual ndaj drejtoreshës së Klinikës për sëmundje të lëkurës.