Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zaev e keqpërdor procedurën me flamurin evropian për ta vjedhur popullin përmes rritjes së çmimit të derivateve të naftës”.
“Zaev dëshiron ta shtyjë tatimin e krizës prej 4.13 denarëve për çdo litër përmes të ashtuquajturës procedurë kuvendare me flamur evropian, me të cilën shkurtohet mundësia për debat në Kuvend”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, Zaev e din se në procedurë të rregullt OBRM-PDUKM do të bllokojë këtë politikë të dëmshme që në vjet do të kushtojë 54 milionë.
“Keqpërdorimi i flamurit evropian devalvon edhe vet procedurën dhe qëllimin e saj. Zaev me të ashtuquajturin tatim godet bujqit, transportuesit, mullistët, taksistë, Zaev godet popullin”, thonë nga kjo parti.
Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Zaev ta tërheqë këtë Propozim-ligj duke thënë se ky ligj do të shqyrtohet pas ardhjes së OBRM-PDUKM-së në pushtet.
Comments are closed for this post.