Sot në Shkup në afërsi të Lumit Vardar u vizatuan 4.108 zemra nga OBRM-PDUKM si aksion për të rikujtuar viktimat nga coronavirusi. Nga OBRM-PDUKM kërkojnë përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Edhe sa zemra duhet të ndalojnë që minitri Filipçe të ndjejë përgjegjësi me mijëra nëna, baballarë, djem dhe bija që i humbën më të afërmit duke pritur vaksina, duke pritur shtretër të lirë, barna më të lira dhe terapi të duhur që të shërohen nga COVID-19”, tha Filip Gjorçev nga OBRM-PDUKM.
Sipas tij, Zaev dhe Filipçe janë fajtorët kryesorë për menaxhimin e dobët të krizës epidemike.
“Në vend se të kërkojnë vaksina dhe shërbime cilësore në kohë, ata na ofrojnë karantinë, orë policore dhe frikë”, tha ai.
Comments are closed for this post.