Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “të vetmen gjë që bëri pushteti gjatë këtyre tre viteve ishte haraçi i çantave milionëshe”.
“Keqpërdorime të pozitës zyrtare, korrupsion, ndihmë në fshehjen e krimit me hetime të improvizuara, prokurorë dhe gjykatës në shërbim të pushtetit, është, është vepra e kësaj Qeverie”, thonë nga OBRM-PDUKM
Ata pyesin se kush nga Qeveria i dërgoi mesazh Bojan Jovanovskit dhe ku përfunduan shumat milionëshe.
“Pushteti përpiqet të mbrojë edhe funksionarë tjerë të përfshirë në rrjetin kriminal për rastin ‘Haraçi’, thuhet në njoftimin e partisë maqedonase opozitare.
Sipas tyre, asnjë qytetar nuk dëshiron të jetojë në shtet ku nuk ka asnjë siguri ndërsa drejtësia është e pakapshme.
“Ruskovska refuzoi të trokasë në derën në Ilindenska edhe pse atje është koka e oktapodit kriminal, dhe pë t’i mbrojtur funksionarët në pushtet e mbylli hetimin” thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.
Comments are closed for this post.