Në Maqedoni po bëhet eksodi masiv me qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, të cilat askush në qeveri nuk i mohon, vërehet një rënie dramatike e numrit të të punësuarve, një rënie e numrit të popullsisë aktive dhe një rënie e numrit të njerëzve të aftë për punë nga periudha e tremujori të fundit deri në vitin 2021 dhe tremujorin e parë nga 2022.

Maqedonia për vetëm pak muaj humbi 214.514 persona të aftë për punë, dmth nga 1.681.863 të aftë për punë në Maqedoni në tremujorin e IV në vitin 2021, tani në tremujorin I 2022 janë 1.467.349 persona.

Sipas statistikave – nga popullsia aktive, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar janë regjistruar 937.482 persona, përkatësisht 795.276 të punësuar, ndërsa deri në mars të këtij viti 811.197 aktive, prej tyre 691.498 të punësuar ose 103.778 punonjës më pak!”, thonë nga ORBM-PDUKM.

Nga atje thonë se ekonomia është në kolaps. Qindra mijëra qytetarë po largohen nga vendi për shkak të varfërisë.