OBRM-PDUKM: Mos marrja e datës është fundi i rrugës së shtrembër të Zaevit

Maqedoni 24.10.2019 / 14:22

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM dhe Zoran Zaevi sollën padrejtësi, persekutim, gënjeshtra, mashtrime, varfëri dhe emigrim të popullatës.

Nga kjo parti thonë se LSDM-ja e rrëzoi sistemin politik, juridik dhe ekonomik të shtetit.

“Ata arrestojnë dhe marrin në pyetje gazetarët të cilët flasin për krimet e LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Kryejnë zhvatje nëpërmjet PSP-së, Ruskoska akuzon, Kacarska gjykon, ndërsa Jovevski i mbron. Bizneset e tyre private familjare janë në zhvillim dhe rritje, por asnjë investim nuk rritet dhe nuk ka vende të reja pune. Në këtë shtet nuk ka më paqe, as drejtësi”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se shkatërrimin e shtetit nga LSDM dhe Zaevi e kanë parë edhe në Evropë.

“Mos marrja e një date është fundi i rrugës së shtrembër të Zaevit. Integrimi Evropian nuk po lëviz nga një pikë e vdekur këto tre vite pavarësisht se Zaevi shiti interesat kombëtare”, thonë nga opozita maqedonase..




Comments are closed for this post.

Të fundit