Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM-ja vazhdon t’i gënjej qytetarët me masën “nafta e gjelbër”.
Sipas tyre, me këtë masë LSDM-ja parasheh ndarje të 55.000 kartelave për naftë të gjelbër, ndërsa në Maqedoni ka mbi 100.000 bujq të regjistruar.
“LSDM-ja me masën “Nafta e gjelbër” nuk i zgjedh problemet e bujqve. Ata kanë problem me plasmanin dhe çmimin e produkteve të tyre”.
“Gënjeshtrat e Zaevit dhe të LSDM-së u bënë të tejdukshme, për këtë nevojitet shpallje e menjëhershme e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”.
“Kur OBRM-PDUKM-ja do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare atëherë do të fillojë kujdesi real për bujqit”, thonë nga opozita maqedonase.
Comments are closed for this post.