OBRM-PDUKM përmes një kumtese kërkojnë nga LSDM dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski që të vihen në mbrojtje së interesave kombëtare maqedonase.
Nga atje thonë se OBRM-PDUKM shtrinë dorën e pajtimit për interesat kombëtare, ndërsa Kovaçevski të largohet nga politikat e Zaevizmit dhe të vendoset në mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare.
“Për interesat kombëtare nevojitet të krijohet unitet. Me politikat e zaevizmit të cilat minuan pozitat maqedonase kjo nuk është e mundur”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje shtojnë se Kovaçevski nuk duhet të veprojë kundër popullit, por të tregojë ndjenja kombëtare.
Comments are closed for this post.