Nga partia opozitare OBRM-PDUKM-së thonë se Maqedonia në vazhdimësi po shembet me këtë qeveri dhe për këtë LSDM duhet të mbledh forcat dhe të vendos interesat shtetërore mbi ato partiake dhe të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale në pranverë.

Nga atje thonë se ndryshimi i LSDM-së është e vetmja mënyrë se si shteti të del nga qorrsokaku në të cilën gjendet.

“Shëndetësia është në nivelin e vdekjes klinike. Çdo ditë na vdesin pacient nga sëmundje që shtetet moderne i trajtojnë me terapi të thjeshta ose tërësisht i kanë zhdukur”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se gjendja është emergjente, ndërsa pushteti nuk ndërmerr asgjë.