Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se pas zbulimit të të ardhurave të larta të tashmë ish-drejtoreshës së Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Aspazija Sofianova, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka kontrolluar funksionimin e klinikave në kuadër të klinikave të kampusit Nënë Tereza. Pas kontrolleve, dy drejtorë mjekësorë dhe një drejtor organizativ kanë dhënë dorëheqje dhe aty është ndalur puna.

“Ajo që është vendimtare në një situatë si kjo, kur merren informacione për operime të parregullta, të paligjshme, institucioni kompetent, në këtë rast FSSH, duhet të publikojë raportet për punën. Kjo është thelbësore për të parë se cili institucion dhe në cilat pjesë është i prirur për veprimtari kriminale”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se transparenca në operacione tregohet vetëm nëse publiku ka qasje në informacion.

“Në këtë rast, askush nuk ka qasje në raportet nga kontrolli i klinikave brenda kampusit Nënë Tereza. Kjo ngre pyetjen nëse FSSH ka kryer fare kontrolle”.

“Shumë paqartësi në kontrolle, selektiviteti në përgjegjësi janë arsye për të dyshuar në synimet për të përjashtuar apo parandaluar ndodhi të tilla në të ardhmen. Është e palejueshme që pas publikimit të parregullsive të zvogëlohet gjithçka në dorëheqje të dy drejtorit mjekësor dhe një organizativ”, thonë nga OBRM-PDUKM.