OBRM-PDUKM në komunikatën e sotme njofton se do të duhet shumë kohë që të ndërtohet ura “Mihajlo Apostolski” në bulevardin KAÇKM për lidhjen e Aerodromit me Gazi Babën – projekt kapital i nisur nga kryetari i mëparshëm i Shkupit, Petre Shilegov.

“160 milionë euro janë borxh për kontratat e prokurimit publik tashmë të lidhura, kontratat në vazhdim dhe kreditë që i ka marrë Shilegov. Shpërdoruesi Shilegov çdo gjë e trajtoi amatorisht dhe joprofesionalisht. As projekti për urën në Aerodrom me të cilin ai mburret nuk është i planifikuar. Ura e KAÇKM-së nga Aerodromi në Gazi Babë, nga 100 janë vetëm 18 lëndë të zgjidhura për pagesën e tokës. 12 lëndë janë ende në procedurë pa pëlqim për çmim, 25 lëndë në përgatitje, 11 raste me kontest pronësor shumëvjeçar ndërmjet pronarëve, 44 prona kanë procedurë me kërkesa për privatizim, 16 prona kanë të drejta shfrytëzuese.

Të gjitha këto procedura do të zgjasin me vite dhe fondet e banorëve të Shkupit në vend që të përdoren për projekte konkrete në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizim, mbrojtje të mjedisit duhet të kapen sepse Shilegov dhe LSDM kanë filluar projektet pa ndonjë plan konkret duke e ditur se nuk munden të realizohet edhe për 10 vite të tjera”, njoftojnë opozita.

Nga LSDM akuzojnë se ndërtimi tashmë është ndërprerë nga kryetarja Danella Arsovska.