Deklaratat boshe dhe të zbehta të LSDM-së nuk do ta zvogëlojnë humbjen e Zoran Zaev më 12 prill, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga partia opozitare akuzojnë se politikat e dëmshme të Zaevit, krimet, tenderët, haraçi nuk do të fshihen nga reklamat e shtrenjta të paguara nga parat e qytetarëve.

“Dëmi i bërë nga kjo qeveri kriminale në tre vjet është si treqind. Përgjegjësi për këtë do të ketë më 12 prill. Qeveria e re që do të udhëhiqet nga OBRM-PDUKM për qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të sjellë drejtësi, parime, ndryshime dhe përtëritje. Pas 12 prillit, Maqedonia do t’ua kthejë goditjen secilit që e goditi. Rilindja po vjen”, thonë nga OBRM-PDUKM.