Kuzhinieri i famshëm turk, Nusret, i njohur ndryshe si Salt Bae ka çelur sezonin e tij veror në ishullin turistik luksoz Mykonos.
Sipas mediave vendase, restoranti i tij i ri, i cili fokusohet ekskluzivisht tek burgerët, duket se nuk ka pasur një hapje të suksesshme. Deri tani klientët numërohen me gishta dhe atmosfera nuk është si në sezonin e kaluar.
Nusret, i cili është një as në marketingun dhe promovimin e imazhit të tij, ka nisur menjëherë të ndryshojë strategji për të afruar klientët. Ai ka servirur një menu surprizë prej 28 eurosh, ofertë e cila do të jetë për disa ditë.
Nusret tashmë ka filluar të postojë foto dhe video në rrjetet sociale, por sipas një klienti që shkoi kohët e fundit, në restorant kishte rreth dhjetë njerëz në orën nëntë të mbrëmjes. Klienti tha se i duhet shumë punë për të mbushur sipërmarrjen e tij të re.
Comments are closed for this post.