Një bashkëshort bëri të pamundurën që të çonte gruan e tij me pushime. Ai i dedikoi dy vite dhe shpenzoi 35 mijë paund që të transformonte kopshtin e shtëpisë në një parajsë tropikale.

Chris Lodge dhe Sharon Lodge janë shumë të zënë me punë dhe me përkujdesjen për qenin e tyre Dice, sa nuk kanë bërë pushime për 6 vite. Duke ditur se sa shumë duan të kalojnë kohë bashkë, Chris vendosi që ti çojë pushimet në shtëpi.

Ndonëse nuk kishte eksperiencë me kopshtarinë, Chris kujdesej për kopshtin sa herë kishte kohë të lirë.

“Ne i duam pushimet por kemi biznes të madh dhe punojmë shumë. Biznesi ka ecur mirë dhe ne nuk kemi gjetur kohë të bëjmë pushime për 6 vite. Qeni ynë vuan nga disa kriza të vogla dhe ne nuk duam ta lëmë vetëm. Kështu unë vendosa ti sjell pushimet në shtëpi. Tani ne mund të dalim në kopsht dhe të ‘fshihemi’ në një parajsë tropikale”, tha Chris.

Tani, çifti dhe qeni shijojnë momente të bukura bashkë dhe nuk shqetësohen aspak për pushimet.