Reperja e njohur seksi Tayna shquhet për ndryshimin e look-ut “sa hap e mbyll sytë!”

Përveçse ndryshon ngjyrën e flokëve herë pas here, gjatësinë e tyre, formën e tyre, ajo di mjaft mirë që t’i përshtasë edhe me make-up-in, duke u shfaqur gjithmonë e më trendy.

Madje, ajo pothuajse nuk njihet nga ndryshimi drastik që bën!

Këtë e ka treguar mjaft mirë në postimin e fundit në Insta Story, ku ka bërë një kolazh fotosh, ku realisht mezi e njohëm!

Me listën e saj të transformimeve, Tayna ka dhënë përgjigjen perfekte për teorinë e meshkujve “nuk hahet çdo ditë groshë!”

Në këtë mënyrë ajo i referohet të pasurit e një partnerjeje gjithë jetën!