Zv.ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, i ka vizituar në spital dy policët të cilët sot gjatë kryerjes së detyrës pësuan nga një aksident trafiku në afërsi të fshatit Radishan të Shkupit.
Nuhiu përmes një postimi në Facebook ka bërë apel që të respektohen rregullat e komunikacionit, në mënyrë që të ruhet shëndeti dhe jeta e njerëzve.
“Policëve që pësuan sot në detyre nga përplasja e automjetit të një pasagjeri ju urojmë shëndet! Duke respektuar rregullat në komunikacion, ju të nderuar qytetarë bëheni aleatë me policët e trafikut për shëndetin dhe jetët tona! Ejani t’i respektojmë rregullat në komunikacion!”, shkruan Nuhiu.
Ndryshe, dy policët u aksidentuan nga një veturë e tipit “BMW” e cila u përplas për makinën e tyre derisa ata duke kryer detyrën.
Comments are closed for this post.