Mbrëmë rreth orës 20:00, pranë rampës së hyrjes në një kompleks të njohur hotelier në Ohër, është gjetur një trup i pajetë i një burri, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë arritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore dhe zyrtarë policorë të cilët po kryejnë hetime. Sipas informacioneve të para jozyrtare të publikuara nga portali Ohërid 1, në trup nuk janë vërejtur shenja dhune, dhe identiteti i personit tashmë është përcaktuar.

Bëhet fjalë për një burrë i cili, sipas njohurive fillestare, kishte probleme shëndetësore, dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur si pasojë e një sulmi në zemër.

Nga SPB Ohër e konfirmojnë informacionin dhe njoftojnë se detaje të mëtejshme do të publikohen nesër, pas përfundimit të hetimit të plotë dhe autopsisë.