Një futbollist ka humbur jetën tragjikisht pasi u godit nga rrufeja teksa luante futboll në Indonezi pasditen e së shtunës. Një video që u bë virale në rrjetet sociale tregon momentin e saktë kur futbollisti 35-vjeçar nga Subang u rrëzua në stadiumin Siliwangi në Bandung, Java Perëndimore.

Burri, i identifikuar më vonë si Septan Raharja, ishte duke luajtur në një ndeshje miqësore futbolli kur u godit nga rrufeja rreth orës 16:20 me orën lokale të së shtunës.

Sipas mediave lokale, ai ishte ende duke marrë frymë pas incidentit kur u dërgua në një spital lokal, por shpejt vdiq nga djegiet e rënda.

Tifozët dhe lojtarët e futbollit shprehën ngushëllimet e tyre.