Dje pas tre muaj e gjysmë udhëtarët e parë arritën në Maqedoni përmes fluturimeve, duke ndjekur rregullat e reja për udhëtim e që kanë të bëjnë me mbrojtje nga coronavirusi.

Në ditën e parë të punës të Aeroportit ndërkombëtar Shkup arritën 292 udhëtarë dhe ikën 448 persona, ndërsa në Aeroportin e Ohrit arritën 38 persona dhe ikën 144 persona.

Aterimi i parë e bëri aeroplani i ‘Turkish Airlines’ i erdhi nga Stambolli në Shkup dhe solli 104 udhëtarë, ndërsa menjëherë pas atij, ateroi edhe aeroplanin ‘Pegasus Airlines, poashtu nga Stambolli, i cili në Shkup solli 125 udhëtarë.

Fluturime nga Shkupi kishte në Stokholm, Keln dhe Bremen nga kompania ‘Wizzair’..