Si pasojë e coronavirusit, ka ndërruar jetë edhe një femër 22-vjeçare nga Komuna e Gjilanit.
Në mëngjesin e së martës ajo fillimisht kishte kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit, por për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar në QKUK.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur faqja ‘G-lan City’ nga Gjilani.
“Betejën me virusin e ka humbur edhe një 22-vjeçare nga Livoçi i Poshtëm i komunës së Gjilanit, Gentiana Sherifi. Njoftimi për vdekjen e saj është dhënë në rrjetet sociale. Të nderuar vendas, me pikellim te thellë ju njoftojmë se ka nderruar jetë ne moshen 22 vjeçare mesa jonë, vajza e bijes sone (Shyhrete Jetish Rexhepit) Gentiana Sherifi. Ngushellime familjes Sherifi. Ndajmë dhimbjen me ju” – thuhet në njoftim.
Vdekja e 22-vjeçares nuk është përfshirë në raportin e sotëm ditor të IKSHPK-së, ndonëse bëhet fjalë për rast që ka ndodhur një ditë më parë.
Ndryshe, Kosova, javëve të fundit është duke u përballur me një valë të rëndë të infeksioneve.
Në shtatë ditët e fundit janë konfirmuar 181 viktima nga koronavirusi dhe 8,901 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat kundër koronaviurusit, përfshirë: bartjen e maskës, higjienën dhe ruajtjen e distancës.
Comments are closed for this post.