Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, përmes një mesazhi në profilin e tij në Facebook, ka uruar ditën e punëtorëve hekurudhor në Maqedoni.
Ai shkroi: “Gëzuar 9 Prillin – Ditën e Hekurudhave të Maqedonisë”.
152 vjet nga ekzistenca e Hekurudhave në Maqedoni dhe ne ende po krijojmë histori.
Së bashku dhe me përgjegjësi do t’ia kthejmë shkëlqimin dhe shpirtin Hekurudhave të Maqedonisë dhe do të ndërtojmë një sistem hekurudhor modern dhe evropian, shkruan në njoftimin e tij Nikolloski.
Comments are closed for this post.