Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi takim pune me ambasadoren e Gjermanisë, Petra Dreksler.
Krahas çështjeve aktuale ekonomike dhe politike në vend dhe rajon, në takim u diskutua edhe për programin investues të Qeverisë në fushën e projekteve infrastrukturore.
Ministri Nikolloski e informoi ambasadorin për planet e Qeverisë për zhvillim infrastrukturor të vendit dhe idenë për lidhje cilësore dhe të shpejtë të Maqedonisë dhe rajonit me vendet e Evropës Qendrore.
Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale me Gjermaninë, ku ministri Nikolloski theksoi rëndësinë e marrëdhënieve miqësore dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve.
Gjermania është përkrahës i fuqishëm i Maqedonisë në zhvillimin e saj, tha ministri Nikolloski, duke theksuar se Qeveria është e fokusuar fuqishëm në integrimet evropiane dhe zbatimin e reformave.
Ministri falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe u shpreh pëlqimi për intensifikimin e këtij bashkëpunimi në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Comments are closed for this post.